Real Madridi interesohet për Scott McTominay

Real Madridi interesohet për Scott McTominay

Written by

in

Real Madridi interesohet për Scott McTominay

Real Madridi ka nisur interesimin për Scott McTominay, mesfushorin e Napolit. Trajneri Jose Mourinho e vlerëson skocezin, të cilin e njeh nga koha kur punonin së bashku te Manchester United.

McTominay kërkon pagë vjetore prej rreth 8 milionë eurosh për të rinovuar kontratën me Napolin, por negociatat kanë ngecur. Kontrata e tij aktuale përfundon në qershor të vitit 2028, transmeton Klankosova.tv.

Napoli nuk dëshiron ta humbasë mesfushorin, por nëse palët nuk arrijnë marrëveshje për rinovimin, Real Madridi mund të shqyrtojë mundësinë e transferimit të tij. Për momentin, nuk raportohet për ofertë zyrtare.