Real Madridi planifikon rikthimin e ish-talentit të vet, Jacobo Ramon në listën e dëshirave për vitin 2027

Real Madridi planifikon rikthimin e ish-talentit të vet, Jacobo Ramon në listën e dëshirave për vitin 2027

Written by

in

Real Madridi planifikon rikthimin e ish-talentit të vet, Jacobo Ramon në listën e dëshirave për vitin 2027

Real Madridi ka vendosur përforcimin e repartit defensiv si një nga prioritetet kryesore për verën e vitit 2027, ndërsa në krye të listës së dëshirave raportohet se ndodhet ish-talenti i klubit, Jacobo Ramon, aktualisht pjesë e Comos.

Sipas gazetarit Ben Fernandes Santos, paraqitjet e mbrojtësit 21-vjeçar në kampionatin italian kanë impresionuar drejtuesit madrilenë, të cilët po shqyrtojnë mundësinë e rikthimit të tij në “Santiago Bernabeu”.

Një faktor që e lehtëson këtë operacion është klauzola e riblerjes që Real Madridi ka përfshirë në kontratën e lojtarit. Ajo raportohet të jetë më e ulët se nëntë milionë euro, çka do ta bënte rikthimin e tij një investim të favorshëm për klubin spanjoll.

Interesimi për Ramon lidhet edhe me pasiguritë që ekzistojnë në repartin defensiv të madrilenëve.

E ardhmja e Antonio Rudigerit mbetet e paqartë për shkak të situatës kontraktuale, ndërsa te Eder Militao vazhdojnë shqetësimet për shkak të historikut të lëndimeve. Gjithashtu, ende nuk ka siguri të plotë për rolin dhe të ardhmen e Raul Asencios.

Jacobo Ramon u transferua te Como në vitin 2025 dhe që atëherë është shndërruar në një futbollist të rëndësishëm të skuadrës së drejtuar nga Cesc Fabregas.

Megjithatë, mbrojtësi spanjoll ka bërë të ditur më herët se aktualisht është i përqendruar te Como, pavarësisht interesimit të mundshëm nga ish-klubi i tij.

Rikthimi i tij në Madrid mbetet një mundësi që drejtuesit e Realit pritet ta shqyrtojnë në kuadër të planeve për sezonin 2027/28.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali