Rektori i UP-së u përgjigjet shqetësimeve të studentëve, premton rregullore të veçantë për Mjekësinë dhe Veterinarinë

Rektori i UP-së u përgjigjet shqetësimeve të studentëve, premton rregullore të veçantë për Mjekësinë dhe Veterinarinë

Written by

in

Rektori i UP-së u përgjigjet shqetësimeve të studentëve, premton rregullore të veçantë për Mjekësinë dhe Veterinarinë

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ka dalë me një reagim zyrtar pas shqetësimeve të ngritura nga studentët lidhur me organizimin e procesit mësimor dhe zhvillimet e fundit në jetën akademike, duke paralajmëruar hapa konkretë për përmirësimin e gjendjes.

Në deklaratën e publikuar pas kërkesave për sqarime të pranuara nga Këshillat Studentorë më 21 nëntor, Hajrullahu i ka cilësuar shqetësimet e studentëve si të drejta dhe legjitime, duke rikonfirmuar përkushtimin e Rektoratit për dialog të hapur, transparencë dhe bashkëpunim të ngushtë me ta.

Kreu i UP-së ka sqaruar gjithashtu edhe komunikimet e fundit institucionale që nxitën pakënaqësi dhe reagime te studentët, duke theksuar se ato nuk kanë pasur për qëllim ushtrimin e presionit, kërcënimit apo cenimit të të drejtave studentore, por vetëm rikujtimin e obligimeve që burojnë nga Statuti, rregulloret universitare dhe standardet e akreditimit.

“Reformat e thella kërkojnë kohë, por koha për to është tani. Rektorati është i gatshëm t’i ndërmarrë ato”, ka deklaruar ndër të tjera rektori Hajrullahu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali