Sipas një hulumtimi të Radios Evropa e Lirë (REL), të dhënat e rrjedhura nga bazat ruse sugjerojnë se Krasii ka lidhje me shërbimin e inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU.
Ai u dëbua nga Bullgaria në kohën kur po hetohej një seri shpërthimesh në depot e armëve, për të cilat dyshoheshin shtetas rusë. Moska i ka mohuar përfshirjet në këto incidente.
REL-i raporton se autoritetet serbe dhe Ambasada Ruse nuk iu përgjigjën kërkesave për koment lidhur me misionin diplomatik të Krasiit.
Burimi: RTKLive
