Reshje shiu dhe mot i vranët gjatë vikendit në Kosovë

Reshje shiu dhe mot i vranët gjatë vikendit në Kosovë

Written by

in

Reshje shiu dhe mot i vranët gjatë vikendit në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu gjatë vikendit, më 31 tetor dhe 1 nëntor.

Sipas parashikimit të IHMK-së, reshjet do të jenë më intensive të dielën, ndërsa temperaturat do të mbeten relativisht të ulëta, me minimale prej 3 deri në 6 gradë Celsius.

Të shtunën, më 31 tetor, pritet të mbajë mot i vranët, me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 11 gradë. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

Ndërkaq, të dielën, më 1 nëntor, moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu, të cilat pritet të jenë më intensive. Temperaturat minimale do të mbeten nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 7 deri në 10 gradë.

Gjatë ditës së diel, era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali