“Respekt për profesionalizmin dhe integritetin tuaj” – Nehat Geci vlerëson publikisht avokatin Besnik R. Berisha pas zhvillimeve në rastin e vëllait të tij

“Respekt për profesionalizmin dhe integritetin tuaj” – Nehat Geci vlerëson publikisht avokatin Besnik R. Berisha pas zhvillimeve në rastin e vëllait të tij

Written by

in

“Respekt për profesionalizmin dhe integritetin tuaj” – Nehat Geci vlerëson publikisht avokatin Besnik R. Berisha pas zhvillimeve në rastin e vëllait të tij

Pas zhvillimeve të fundit në rastin e Gani Gecit dhe reagimit të fuqishëm publik të avokatit të tij, Besnik R. Berisha, ka ardhur edhe një reagim nga familja Geci.

Nehat Geci, vëllai i Gani Gecit, ka shprehur publikisht mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për avokatin Berisha, duke veçuar profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin e tij në ushtrimin e profesionit.

“Vlerësim i lartë për profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin tuaj në ushtrimin e profesionit të avokatit. Respekt për kontributin tuaj dhe sukseset e mëtejshme në karrierën profesionale”, ka shkruar Nehat Geci në një koment në profilin e Berishës.

Ky reagim vjen pasi avokati Berisha denoncoi publikisht mënyrën se si, sipas tij, ishte kushtëzuar ndërprerja e paraburgimit ndaj Gani Gecit me pranimin e fajësisë.

Berisha deklaroi se kishte refuzuar të bëhej pjesë e një padrejtësie që, siç u shpreh ai, nesër mund t’i ndodhë secilit qytetar, duke ngritur shqetësime serioze për praktikën e përdorimit të paraburgimit si mjet presioni ndaj personave që përballen me procedura penale.

Në reagimin e tij, avokati kishte vënë në pikëpyetje edhe arsyetimin për ekzistimin e rrezikut të përsëritjes së veprës penale, duke kërkuar të sqarohej se çfarë kishte ndryshuar në rrethanat e rastit që masa e paraburgimit të ndërpritej.

Vlerësimi publik i Nehat Gecit vjen pikërisht pas këtij qëndrimi të avokatit Berisha, i cili ka insistuar se mbrojtja e të drejtave të klientit nuk mund të bëhet objekt kompromisi dhe se pranimi i fajësisë duhet të jetë gjithmonë rezultat i vullnetit të lirë, e jo i presionit që mund të ushtrohet përmes kufizimit të lirisë.

Rasti ka nxitur debat mbi ligjshmërinë dhe proporcionalitetin e paraburgimit, si dhe mbi kufijtë që duhet të respektohen gjatë negocimit të marrëveshjeve për pranimin e fajësisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali