“Rexha u bë zëri i shqiptarëve që po luftonin për liri” – Shqipe Selimi viziton bashkëshortin në Hagë, publikon mesazhin për 28 Nëntorin

Written by

in

“Rexha u bë zëri i shqiptarëve që po luftonin për liri” – Shqipe Selimi viziton bashkëshortin në Hagë, publikon mesazhin për 28 Nëntorin

Shqipe Selimi ka vizituar sot bashkëshortin e saj, Rexhep Selimin, në Hagë, ku po mbahet në paraburgim në kuadër të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Me rastin e 28 Nëntorit, ajo ka publikuar një status në rrjetet sociale, përmes të cilit ka kujtuar edhe 29-vjetorin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shqipe Selimi ka përmendur kontributin e Rexhep Selimit duke shkruar se ai së bashku me Mujë Krasniqin dhe Daut Haradinajn, u bë zëri i shqiptarëve që po luftonin për liri.

“Rexha u bë zëri i shqiptarëve që po luftonin për liri”, ka shkruar ajo.

Ajo ka theksuar se këtë ditë po e kujton me krenari edhe nga Haga, duke e cilësuar si një datë të rëndësishme të historisë shqiptare.

Në postimin e saj, Shqipe Selimi ka ndërlidhur 28 Nëntorin me figurat historike Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ismail Qemali dhe Adem Jashari.

Ajo ka përfunduar me tri thirrje: “Rroftë 28 Nëntori! Rroftë UÇK-ja! Rroftë kombi shqiptar!”

Burimi: Insajderi