Rexhepi: Vendosa me zemër për Kosovën

Rexhepi: Vendosa me zemër për Kosovën

Written by

in

Rexhepi: Vendosa me zemër për Kosovën

Sulmuesi i talentuar i Stuttgartit, Enis Rexhepi, ka mbërritur mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, për t’iu bashkuar për herë të parë Përfaqësueses së Kosovës në futboll për dy sfidat e rëndësishme të muajit nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve.

Talenti i ri ka marrë ftesën zyrtare nga përzgjedhësi Franco Foda, ndërsa me të mbërritur në aeroport është pritur nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Në prononcimin e tij të parë pas arritjes, Rexhepi ka zbuluar prapaskenat e vendimit për të veshur fanellën e “Dardanëve”, duke nënvizuar se zgjedhja ka qenë mjaft e lehtë sepse është bërë me ndjenjë.

“Ka qenë shumë lehtë me vendos për Kosovën, se kam vendosur me zemër. Kam shokë këtu që luajnë në Bundesliga në Gjermani, projekti po më pëlqen këtu. Kosova ka shumë lojtarë të mirë, dhe unë do jap maksimumin”, është shprehur Rexhepi.

Ardhja e sulmuesit të Stuttgartit konsiderohet një përforcim i madh për Kosovën, e cila gjatë këtij muaji do të përballet në fushë ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali