
Rita Ora ka zgjedhur të shndërrohet në legjendën e muzikës country, Dolly Parton, për Halloween-in e këtij viti, duke tërhequr vëmendjen me kostumin e saj në një festë të organizuar të premten në New York, shkruan Gazeta Sinjali.
Këngëtarja 35-vjeçare mori pjesë në festën e organizuar nga “The Frankie Shop”, ku u shfaq me një bluzë të shkurtër, dekolte të hapur dhe një paruke bionde me volum, duke imituar pamjen karakteristike të Partonit.
Paraqitja e saj vjen pas një tjetër daljeje të komentuar në Festivalin e Filmit në Londër, ku Rita u shfaq në krah të bashkëshortit, Taika Waititi, në premierën e filmit të tij “Klara and the Sun”. Ajo tërhoqi vëmendje me një fustan të zi transparent prej dantelle dhe një aksesor ekstravagant në formë gjembash.
Ndërkohë, këngëtarja po përballet edhe me një betejë ligjore me ish-menaxheren e saj, Sarah Stennett, e cila përmes kompanisë FAE Ventures po kërkon 3.2 milionë funte, duke pretenduar se Rita nuk ka paguar përqindjen që i takonte kompanisë nga të ardhurat e saj.
Bashkëpunimi mes tyre kishte nisur në vitin 2009, kur Rita ishte 18 vjeçe, ndërsa u ndërpre në vitin 2024 pas mosmarrëveshjeve lidhur me drejtimin e karrierës së këngëtares.
Sipas pretendimeve të kompanisë, një pjesë e shumës lidhet me pagesa të papërmbushura nga turnet muzikore dhe angazhimet televizive, ndërsa rreth 1.1 milion funte pretendohet se nuk janë raportuar nga të ardhurat e turneut botëror “Phoenix”, gjatë periudhës 2019–2020. Kompania pretendon gjithashtu se janë bërë zbritje të palejuara për shërbime profesionale.
Çështja tashmë është dërguar në Gjykatën e Lartë, ndërsa përfaqësuesit e të dyja palëve nuk kishin dhënë ende një koment për “Daily Mail” në kohën e raportimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali