
Mesfushori Rodri ka vlerësuar paraqitjen e Lamine Yamalit dhe Anthony Gordonit, duke i cilësuar si lojtarë që i japin skuadrës avantazh dhe bëjnë diferencën në fushë.
Ai foli edhe për driblimet e Yamalit, duke theksuar se talenti i tij shoqërohet me guximin për ta sfiduar kundërshtarin në duelet një kundër një.
Rodri u impresionua veçanërisht nga atmosfera në stadiumin e Galatasarayt në Stamboll, të cilën e përshkroi si të jashtëzakonshme.
“Atmosfera dhe zhurma ishin të pabesueshme. Kam luajtur në shumë stadiume, por është e vështirë që diçka të të befasojë, dhe sot ndodhi”, deklaroi ai.
Barcelona mori një fitore të rëndësishme në Turqi, ndërsa Rodri theksoi se skuadra duhet t’i menaxhojë më mirë momentet e vështira dhe t’i shmangë humbjet e panevojshme të topit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Rodri mahnitet nga Yamal dhe atmosfera në Stamboll appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali