
Shkrimtari Lulzim Murseli ka përmbledhur në romanin e tij “Të nesërmen erdhi lufta” rrëfime dhe përjetime të trishta nga lufta në Kosovë.
Në emisionin “Ora 7”, Murseli ka treguar se vepra nuk përqendrohet në përballjen mes dy forcave, por në përditshmërinë e njerëzve dhe vështirësitë me të cilat ata u përballën gjatë luftës.
“Është roman për luftën, por që nuk paraqet përballjen e dy forcave me njëra-tjetrën. Flet për përditshmërinë e njerëzve dhe vështirësitë që kanë kaluar gjatë luftës. Unë kam qenë 9-10 vjeç në kohën e luftës në Kosovë dhe kam paraqitur rrugëtimin e një familjeje gjatë luftës”, tha Murseli në Klan Kosova.