Në një intervistë për “CNN”, ylli portugez ka mbrojtur bindjen e tij, duke theksuar se statistikat dhe arritjet gjatë karrierës janë dëshmia më e mirë për këtë pretendim.
Në moshën 41-vjeçare, Ronaldo vazhdon të ndjekë objektiva të mëdha, ndërsa shifra prej 1.000 golash në karrierë mbetet një prej tyre. Megjithatë, sulmuesi portugez ka bërë të ditur se nuk është i fiksuar pas këtij pragu dhe se dëshiron t’i marrë gjërat hap pas hapi.
“Edhe nëse kam shënuar 920, 925 apo 930 gola, unë jam më i miri në histori dhe pikë. Numrat flasin vetë”, ka deklaruar Ronaldo.
Ai e cilësoi arritjen e 1.000 golave si një objektiv të veçantë, por theksoi se nuk planifikon karrierën e tij në periudha afatgjata.
“Nëse i shënoj 1.000 gola, do të jetë diçka fantastike. Është një objektiv, por unë nuk planifikoj për periudha të gjata”, u shpreh portugezi.
Me këtë qëndrim, Ronaldo tregon se, pavarësisht moshës dhe rekordeve të shumta, mbetet i përqendruar te vazhdimi i karrierës dhe te synimet që mund t’i arrijë në fushën e lojës.
Burimi: RTKLive
