Ronaldo mund të dënohet me 6 muaj suspendim nga Portugalia

Ronaldo mund të dënohet me 6 muaj suspendim nga Portugalia

Written by

in

Ronaldo mund të dënohet me 6 muaj suspendim nga Portugalia

Cristiano Ronaldo rrezikon të dënohet me gjashtë muaj pezullim dhe gjobë, pas largimit të papritur nga grumbullimi i Përfaqësueses së Portugalisë, raportojnë mediat.

Ronaldo, 41-vjeçar, u largua nga grumbullimi i kombëtares pasi nuk u aktivizua në ndeshjen kundër Norvegjisë, shkruan The Sun, transmeton klankosova.tv.

Trajneri Jorge Jesus, i cili e kishte drejtuar Ronaldon te Al-Nassr para se të merrte drejtimin e Portugalisë, pranoi se i kishte thënë sulmuesit se do të luante, por më pas kishte ndryshuar mendje, duke e lënë në bankën rezervë.

Kjo ishte hera e parë në 18 vjet që Ronaldo ishte pjesë e një grumbullimi të Portugalisë, por nuk aktivizohej në ndeshje.

Largimi i tij ndodhi në një kohë kur përplasja mes palëve u bë publike. Motra e futbollistit, Elma Aveiro, kërkoi që atij t’i jepej “më shumë respekt”.

Megjithatë, ish-ylli i Manchester Unitedit tani mund të përballet me një pezullim deri në gjashtë muaj.

Sipas ESPN Brazil, rregullorja e Federatës Portugeze të Futbollit parasheh që një lojtar që largohet nga grumbullimi, ndeshja apo ndonjë aktivitet i lidhur me kombëtaren, mund të dënohet me pezullim deri në gjashtë muaj.

Krahas pezullimit, lojtari mund të gjobitet gjithashtu. Rregullorja përcakton se:

“Lojtari i cili, pasi është ftuar rregullisht, largohet ose nuk paraqitet pa arsye të justifikuar në stërvitje, ndeshje apo aktivitete të ekipeve kombëtare, ose në aktivitete që lidhen me përfaqësimin sportiv të FPF-së apo Portugalisë, dënohet me pezullim nga një deri në gjashtë muaj dhe, në rast se është futbollist profesionist, me gjobë prej 500 deri në 1.000 euro”.

Duke marrë parasysh se Ronaldo raportohet të ketë pagë bazë prej 488 mijë funtesh në ditë, gjoba financiare nuk pritet të përbëjë problem të madh për të.

Ronaldo ka deklaruar se do t’i tregojë të gjitha “në kohën e duhur”, por nuk ka dashur të shpërqendrojë bashkëlojtarët nga përgatitjet për ndeshjen kundër Danimarkës, e cila zhvillohet sonte.