Ronaldo shënon golin e 986-të në karrierë, por dështon katër minuta më vonë

Ronaldo shënon golin e 986-të në karrierë, por dështon katër minuta më vonë

Written by

in

Ronaldo shënon golin e 986-të në karrierë, por dështon katër minuta më vonë

Cristiano Ronaldo ka vazhduar ndjekjen e objektivit historik prej 1.000 golash në karrierën profesionale, duke realizuar golin e 986-të, por në të njëjtën ndeshje ka dështuar nga pika e bardhë.

Sulmuesi i Al-Nassr shënoi golin e epërsisë në udhëtimin te Al-Ahli, në ndeshjen që hapi xhiron e nëntë të kampionatit saudit. Kjo ishte paraqitja e tij e parë pas përfundimit të karrierës me Kombëtaren e Portugalisë.

Ronaldo realizoi pas një aksioni të bukur, ku asistues ishte Samu Costa, i cili paraprakisht kishte fituar topin lart në gjysmën e fushës së kundërshtarit.

Megjithatë, vetëm katër minuta më vonë, në minutën e 18-të, Al-Nassr fitoi një penallti dhe Ronaldo pati mundësinë të shënonte golin e dytë personal.

Portugezi mori përgjegjësinë për ekzekutimin e saj, por goditja e tij përfundoi në shtyllë, duke humbur mundësinë për të thelluar epërsinë.

Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo dështon nga pika e bardhë këtë sezon. Në tetor, ai kishte humbur një penallti edhe në ndeshjen ndaj Neom, ndërsa në atë kohë ishte vetëm penalltia e katërt e humbur në 31 tentime me fanellën e Al-Nassr.

Burimi: Insajderi