Roseanne Barr pranon se i shijuan puthjet me kolegun Randy Quaid: Do të doja ta linte bashkëshorten për mua

Roseanne Barr pranon se i shijuan puthjet me kolegun Randy Quaid: Do të doja ta linte bashkëshorten për mua

Written by

in

Aktorja dhe komediania amerikane, Roseanne Barr, ka folur hapur për kiminë me kolegun e saj Randy Quaid, me të cilin luan një çift të martuar në serialin e ri komik “Meemaw: A Modern Day Fable”.

Në një intervistë për “The Hollywood Reporter”, 73-vjeçarja ka deklaruar me humor se është e dashuruar me aktorin dhe se do të dëshironte që ai ta linte bashkëshorten për t’u martuar me të.

“Jam e dashuruar me të dhe do të doja që ta linte bashkëshorten dhe të martohej me mua”, është shprehur ajo.

Roseanne Barr me Randy Quaid

Barr ka treguar gjithashtu se i ka shijuar aq shumë skenat e puthjeve me Quaid, 76 vjeç, saqë ka shkruar edhe skena të tjera ku personazhet e tyre puthen.

Ajo ka përmendur edhe skenat e shumta romantike dhe pasionante në serial, duke bërë shaka se disa prej tyre mund të publikoheshin në platformën OnlyFans.

Ndërkohë, Quaid është i martuar me bashkëshorten Evi që nga viti 1989.

Përfshirja e dy aktorëve në projektin e ri ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të polemikave që kanë shoqëruar karrierën e tyre.

Në të njëjtën intervistë, Barr ka zbuluar se John Goodman, me të cilin luajti në serialin e njohur “Roseanne”, ka refuzuar të shfaqet në projektin e saj të ri.

Ajo gjithashtu ka treguar se nuk mban më kontakte me Laurie Metcalf, e cila interpretonte motrën e saj në serial. /Telegrafi/