Rreth 2 orë nga nisja e seancës, ende asnjë vendim për Gani Gecin (VIDEO)

Rreth 2 orë nga nisja e seancës, ende asnjë vendim për Gani Gecin (VIDEO)

Written by

in

Rreth 2 orë nga nisja e seancës, ende asnjë vendim për Gani Gecin (VIDEO)

Ende nuk është marrë ndonjë vendim në lidhje me masën e paraburgimit për ish-deputetin Gani Geci, për faktin që seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Gazetarja e Klan Kosovës, Gremisa Latifi ka bërë të ditur se as avokatët nuk kanë dalë nga gjykata dhe të njëjtit nuk kanë dhënë ndonjë prononcim për mediat, transmeton Klankosova.tv.

“Derisa po qëndrojmë këtu, pak më larg nesh janë edhe familjarët e Gani Gecit, që kanë ardhur për të parë vendimin, por për shkak që seanca është e mbyllur, ata po qëndrojnë jashtë”, tha Latifi.

Kujtojmë që Gani Geci u ndalua nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.