
Përdorimi i ChatGPT-së në Kosovë është mbi mesataren e Bashkimit Evropian, me rreth 45% të qytetarëve që e përdorin këtë mjet të inteligjencës artificiale.
Kështu ka deklaruar profesori dhe studiuesi gjerman, Dominik Kanbach, i cili e ka vlerësuar këtë prirje si tregues të orientimit të qytetarëve drejt teknologjisë dhe së ardhmes.
Sipas tij, në Bashkimin Evropian rreth një e treta e popullsisë përdor inteligjencën artificiale, ndërsa në Kosovë kjo shifër arrin pothuajse 45%.
Kanbach e ka cilësuar këtë si një aset për Kosovën, duke theksuar se popullsia e re dhe interesi për teknologjinë përbëjnë një veçori të rëndësishme.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se rreth 73% e pyetjeve që njerëzit i drejtojnë ChatGPT-së lidhen me çështje private dhe nevoja të përditshme.
Këto përfshijnë pyetje për orientimin dhe udhëtimin, blerjet, çështjet mjekësore dhe kërkesat për këshilla.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Rreth 45% e qytetarëve në Kosovë përdorin ChatGPT, 73% e pyetjeve lidhen me jetën private appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali