“Rrethana të jashtëzakonshme …”, pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA

“Rrethana të jashtëzakonshme …”, pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA

Written by

in

“Rrethana të jashtëzakonshme …”, pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA

Të gjitha fluturimet brenda Shteteve të Bashkuara janë pezulluar deri në një njoftim të ri, “për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe arsyeve të sigurisë”, ka bërë të ditur Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në ShBA, në një deklaratë.

Shkaku i pezullimit të fluturimeve nuk është bërë menjëherë i qartë.

Megjithatë, një zëdhënës i FAA-së ka thënë se bëhet fjalë për një problem në komunikim që ka prekur qendrat e kontrollit të trafikut ajror nëpër itineraret ajrore, të cilat menaxhojnë fluturimet që kalojnë nëpër territorin e vendit, raporton CNN

Burimi: Insajderi