
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në dy kantiere ndërtimi, një në Pejë dhe një në Gjakovë, pas evidentimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Gjatë inspektimeve në terren, inspektorët kanë konstatuar mangësi në respektimin e masave të sigurisë për punëtorët, raporton Gazeta Sinjali.
Si rezultat i këtyre konstatimeve, është marrë vendim për ndalimin e punimeve në të dy kantieret.
Punimet do të mbeten të pezulluara deri në eliminimin e parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës ka ritheksuar përkushtimin për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve.
“Siguria e punëtorëve mbi të gjitha!”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali