Rrëzimi i Vuçiqit, ardhja në pushtet e studentëve: A do të ketë drejtësi për Banjskën? (VIDEO)

Rrëzimi i Vuçiqit, ardhja në pushtet e studentëve: A do të ketë drejtësi për Banjskën? (VIDEO)

Written by

in

Rrëzimi i Vuçiqit, ardhja në pushtet e studentëve: A do të ketë drejtësi për Banjskën? (VIDEO)

Rrëzimi nga pushteti i Aleksandar Vuçiq, u diskutua me gazetarin Arientin Abdylin dhe ekspertin e sigurisë, Bedri Elezin.

Në emisionin “Kosova Today”, Abdyli tha se në ditën e zgjedhjeve, sipas tij pati diferencë të madhe ndërmjet partisë së Vuçiqit dhe të studentëve, transmeton Klankosova.tv.

“Diferenca ishte shumë e madhe, dhe Vuçiqi nuk pati se çka më bë, populli foli, ai ec prej shpije, del në opozitë”, tha ai në Klan Kosova.

Ndërkohë, gazetari shtoi se është mirë që shqiptarët, deri më tani ka marrë dy mandate.

E sipas Elezit, qeveria e ardhshme serbe mund të lejojë sjelljen në Kosovë të akuzuarve për rastin e Banjskës, përfshirë dorëzimin e Milan Radoiçiq.

  “Jam i bindur, sepse vuajtja e dënimit bëhet në vendin ku kryhet krimi”, tha ai.