
Një helikopter ushtarak i tipit AS-532 Cougar është rrëzuar pasditen e së martës në provincën e Eskisehirit, në Turqi, teksa po kryente një fluturim stërvitor.
Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë lokalizuar rrënojat e helikopterit, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar. Në zonë janë angazhuar disa ekipe emergjence dhe shpëtimi.
Sipas njoftimit të ministrisë, helikopteri i Forcave Ajrore Turke ishte ngritur nga Eskisehiri për të zhvilluar një fluturim stërvitor, por është rrëzuar gjatë këtij operacioni.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë informacione për gjendjen e personave që ndodheshin në bord, ndërsa as shkaqet që çuan në rrëzimin e helikopterit nuk janë bërë të ditura.
AS-532 Cougar është helikopter ushtarak me dy motorë, i cili përdoret për transportin e personelit, evakuimin mjekësor dhe misionet e kërkim-shpëtimit. Në varësi të kushteve të fluturimit, ai mund të transportojë nga 20 deri në 29 ushtarë të pajisur plotësisht.
Ky është aksidenti i dytë me një helikopter ushtarak në Turqi brenda pak javësh. Më 12 nëntor, një helikopter i tipit S-70 u rrëzua në provincën e Malatyas, ku humbën jetën katër ushtarë.
Shkaku i atij aksidenti ende nuk është përcaktuar.
#SONDAKİKA Eskişehir’in Tepebaşı ilçesinde askeri helikopterin düştüğü bölgede ekiplerin çalışmaları sürüyor. https://t.co/jQEdrNTfAy
— İhlas Haber Ajansı (@ihacomtr) November 24, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Th
Burimi: Sinjali