Rrokadat nëpër drejtori: ‘Fshesa’ e Sveçlës kap plot poste policore (VIDEO)

Rrokadat nëpër drejtori: ‘Fshesa’ e Sveçlës kap plot poste policore (VIDEO)

Written by

in

Rrokadat nëpër drejtori: ‘Fshesa’ e Sveçlës kap plot poste policore (VIDEO)

Kur përmendet Veriu i Kosovës, pjesë e pandashme është edhe Veton Elshani.

Por, nga e hëna, ky që dikur ishte me pozitë zëvëndësdrejtor për këtë rajon, më nuk do ta ushtrojë këtë detyrë.

Tash ai është emëruar drejtor në Departamentin Kufitar.

E në vendin e tij do të jetë Petrit Fejza. Sikur ky, ndryshime nëpër pozita pësuan gjatë ditës edhe disa të tjerë.

Taibe Canolli Brajshori është konfirmuar, sipas burimeve të Klan Kosovës, si zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme.

Televizioni mëson se Departamentin e Hetimeve, që dikur drejtohej nga Agron Nezaj, tash do të drejtohet nga Fehmi Xhata.

Teksa tek ai i Inteligjencës do të shkojë Arben Paqarizi, për të zëvendësuar Gëzim Dibranin.

Riorganizimi i mundshëm nuk kufizohet vetëm në nivelin qendror, pasi lëvizje do të ketë edhe në atë rajonal.

Luan Keka, Drejtori i Kundërterrorizmit, do të ulet në ulësen e Drejtorit Rajonal të Gjilanit.

Deri tash, aty ishte Agron Rukiqi. Ky i fundit, tash e tutje kalon në Departamentin e Burimeve Njerëzore.

Ndërkohë, Kamer Januzaj do të kalojë tek Departamenti i Shërbimeve Mbështetëse.

Kurse, Afërdita Mikullovci e cila ka drejtuar Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Jugut, tash do të kalojë në strukturat e Trafikut Rrugor.

Krejt këto transfere e ndryshime pozitash vijnë disa ditë pas dorëheqjes së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, akt ky që erdhi pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.