Ndërmarrja publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve nacionale dhe rajonale ka punuar në mënyrë aktive për të ruajtur sigurinë në trafik dhe trafiku rrugor në vend po zhvillohet pa probleme gjatë 24 orëve të fundit, thuhet në komunikatën e “Rrugët e Maqedonisë”.
Në njoftimin për shtyp theksohet më tej:
“Të gjitha kapacitetet e disponueshme dhe i gjithë mekanizimi janë vënë në funksion kudo në Maqedoni me qëllim pastrimin e borës në kohën e duhur.
Ndalimi për automjete të rënda mallrash në rrugën Resnjë-Ohër Qafa e Bukovës është hequr, kurse është hequr gjithashtu edhe ndalesa në rrugën nacionale A3 në rrugën Dellçevë-Kalimi kufitar-Dellçevë.
Trafiku në këto pjesë po zhvillohet pa probleme.
Ekipet e “Rrugët e Maqedonisë” mbeten në terren dhe u bëjmë thirrje shoferëve që të përshtatin drejtimin e automjeteve të tyre sipas kushteve të rrugës”.