RTK prezanton edicionin e katërt të Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”

RTK prezanton edicionin e katërt të Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”

Written by

in

Konferenca do të zhvillohet në orën 12:00, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Drejtuesit e festivalit do të prezantojnë konceptin artistik, programin, risitë dhe përgatitjet për edicionin e sivjetmë.

Festivali i këtij viti do të sjellë tri net të veçanta, të mbushura me muzikë, emocione dhe interpretime artistike. Një hapësirë e veçantë do t’u kushtohet edhe talenteve të reja përmes Festivalit të Fëmijëve, duke promovuar zërat e rinj dhe duke mbështetur zhvillimin e tyre artistik.

“Akordet e Kosovës” synon të promovojë krijimtarinë muzikore, interpretimin artistik dhe vlerat e këngës shqipe, duke bashkuar artistët, orkestrën dhe publikun në një festë të muzikës.

Përmes këtij festivali, RTK vazhdon të mbështesë zhvillimin e skenës muzikore dhe të krijojë mundësi për afirmimin e artistëve të rinj dhe promovimin e vlerave kulturore.

Edicioni i katërt pritet të sjellë një program të pasur artistik, duke e bërë festivalin një ngjarje të rëndësishme për muzikën dhe kulturën në Kosovë.

Burimi: RTKLive