
Si nismë u lansua në janar të vitit 2025.
Veç për gati dy vjet ende nuk ka nisur projekti i baterive për ruajtjen e energjisë elektrike në Istog e Ferizaj, anise ishte paraparë të përfundojë në gusht të vitit 2028.
Iniciativa e Ministrisë së Ekonomisë dhe Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit, do të ketë vonesa, shkaku siç u tha i veprimeve burokratike.
Për deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami, mungesa e kapaciteteve të reja prodhuese e bën këtë projekt më pak të favorshëm sesa investimet në prodhim të energjisë.
Situata me ruajtjen e rrymës, sipas Bajramit, është për të ardhur keq.
Kurse, për eksperten e fushës, Elita Ferati, ky projekt s`do duhej të ngecte shkaku i procedurave administrative.
Televizioni i është drejtuar me pyetje edhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit në SHBA, për investimin mbi 200 milionë dollarësh, por për më shumë se një javë nuk ka marrë përgjigje.