Rubio mohon ndërprerjen e shkëmbimit të informacioneve me Ukrainën

Rubio mohon ndërprerjen e shkëmbimit të informacioneve me Ukrainën

Written by

in

“Nuk ka pasur asnjë ndërprerje të shkëmbimit të informacioneve”, deklaroi dje Rubio gjatë një vizite në Uzbekistan, duke kundërshtuar pretendimet e Zelensky për pezullimin e të dhënave që ndihmojnë në zbulimin e lëshimit të raketave ruse.

Ndërkohë, Rusia kreu sulme të reja me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës. Sipas autoriteteve ukrainase, në Kiev dhe zonat përreth u lëshuan 16 raketa balistike, ndërsa sulmet shkaktuan të paktën një të vrarë dhe tetë të plagosur.

Presidenti Zelensky deklaroi se sulmet ruse kishin goditur gjithashtu objektet energjetike dhe infrastrukturën në disa rajone, duke lënë të paktën 550 mijë familje pa energji elektrike.

Ai tha se Ukraina nuk kishte marrë paralajmërim paraprak nga partnerët për sulmet gjatë natës dhe paralajmëroi se dërgesat e raketave për sistemet e mbrojtjes ajrore po bllokoheshin.

Sulme të tjera u raportuan në qytetin e Krivij Rihut, ku humbën jetën të paktën dy persona dhe shtatë të tjerë u plagosën, si dhe në rajonin e Harkivit, ku një sulm rus me dronë vrau të paktën gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë, sipas autoriteteve lokale.

Rubio tha se nuk mund të komentonte sulmet e fundit, por kritikoi deklaratat e presidentit ukrainas, duke theksuar se përparësi duhet t’i jepet përfundimit të luftës.

“Nuk e di nga i merr ai këto informacione apo pse u thotë gjëra të tilla medieve”, deklaroi Rubio, duke shtuar se përpjekjet duhet të përqendrohen te dhënia fund e konfliktit.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi sulmet ndaj Kievit dhe zonave përreth tij.

Burimi: RTKLive