
Një sulm me dron rus ka goditur objektiva infrastrukturore në Kiev, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të kryeqytetit ukrainas.
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, bëri të ditur se sulmi kishte shkaktuar dëme në infrastrukturë dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Përmes një mesazhi në Telegram, ai njoftoi se ekipet e shërbimeve komunale kishin dalë në terren për të riparuar dëmet e shkaktuara.
Ndërkaq, kompania ukrainase e energjisë elektrike DTEK raportoi se ndërprerje të energjisë ishin regjistruar në disa pjesë të katër lagjeve të qytetit.
Deri më tani, në informacionin e publikuar nuk janë dhënë detaje të tjera për shkallën e dëmeve apo për persona të lënduar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali