Rutte: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak

Rutte: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak

Written by

in

Rutte: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak

Polonia ka akuzuar Rusinë për shkeljen e hapësirës së saj ajrore, pasi dyshohet se dy raketa dhe një dron kanë hyrë në territorin polak një ditë më parë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të Polonisë, përcjell Bota sot.

Sipas Agjencisë Polake të Shtypit (PAP), Rutte ka theksuar se mund të garantojë mbrojtjen e territorit polak, ndërsa komandanti i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali Alexus Grynkewich, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin e kërcënimeve ndaj kapaciteteve mbrojtëse dhe parandaluese të Aleancës.

Ai shtoi se, nëse është e nevojshme, do të bëhen përshtatjet përkatëse në sistemin e mbrojtjes.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, pas takimit me sekretarin e Mbrojtjes, Wes Streeting, ka kërkuar një reagim të fortë evropian ndaj përshkallëzimit rus, duke përmendur edhe raketën ruse që hyri në Poloni gjatë kohës kur aty po zhvilloheshin ushtrime të Koalicionit të Vullnetit.

Burimi: Insajderi