Samiti i Ballkanit: Diskutime për thëngjill e energji të pastër (VIDEO)

Samiti i Ballkanit: Diskutime për thëngjill e energji të pastër (VIDEO)

Written by

in

Samiti i Ballkanit: Diskutime për thëngjill e energji të pastër (VIDEO)

Tranzicioni drejt energjisë së pastër, siguria e furnizimit, tërheqja e investimeve dhe krijimi i kushteve të favorshme të tregut ishin temat kryesore të trajtuara në panelin e diskutimit “Energjia dhe qendrat e të dhënave të IA-së”, të mbajtur këtë të hënë.

Përfaqësues qeveritarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe zyrtarë të Bashkimit Evropian theksuan nevojën për uljen e varësisë nga qymyri dhe integrimin e teknologjive të reja përballë kërkesës në rritje për energji.

Zëvendësministri i Ekonomisë i Kosovës, Getoar Mjeku, foli rreth hapave konkretë që po ndërmerr vendi për të ulur varësinë nga energjia e prodhuar nga qymyri dhe për të modernizuar sektorin:

Nga ana tjetër, zëvendësministri i Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale i Maqedonisë së Veriut, Miroslav Labudović, ndau përvojën e vendit të tij me ndryshimet ligjore dhe menaxhimin e prurjeve të reja të energjisë së gjelbër:

Shefi i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Hubert Perr, nënvizoi se sektori i energjisë luan një rol kritik jo vetëm në ekonomi, por edhe në stabilitetin shoqëror.

Perr shtoi se Bashkimi Evropian e trajton energjinë si një nga sektorët më jetikë, duke paralajmëruar se paqëndrueshmëria në këtë fushë mund të shkaktojë lehtësisht edhe pakënaqësi të mëdha sociale.