Sekuestrohen një pushkë automatike, dy pistoleta dhe 92 fishekë në Rahovec

Sekuestrohen një pushkë automatike, dy pistoleta dhe 92 fishekë në Rahovec

Written by

in

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një pushkë automatike, dy pistoleta dhe një sasi municioni gjatë një kontrolli në një shtëpi në Rahovec.

Sipas Policisë, aksioni është ndërmarrë mbi bazën e informatave inteligjente lidhur me dyshimet për posedim të paautorizuar të armëve.

Zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Rahovec kanë lokalizuar vendbanimin dhe të dyshuarin. Me pëlqimin e të dyshuarit dhe me udhëzim të prokurorit, është kryer kontrolli në shtëpi.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë automatike, dy pistoleta, 92 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër karikatorë.

Personi i dyshuar është shoqëruar në Stacionin Policor në Rahovec, ku është intervistuar në prani të autoriteteve përkatëse.

Policia ka bërë të ditur se, në koordinim me prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është liruar. /Telegrafi/