
Tifozët gjermanë nuk do të lejohen të jenë të pranishëm në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Serbisë dhe Gjermanisë, e cila zhvillohet më 13 nëntor.
Sipas vendimit të UEFA-s, ndeshja do të luhet me dyer të mbyllura, pas sanksionit të shqiptuar ndaj Federatës Serbe të Futbollit.
Dënimi vjen pas sjelljeve raciste dhe diskriminuese të tifozëve serbë gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve kundër Greqisë dhe Holandës.
Si pasojë e këtij vendimi, tifozët gjermanë nuk do të mund ta mbështesin kombëtaren e tyre nga tribunat në përballjen ndaj Serbisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali