
Edon Zhegrova ka marrë vëmendjen e Serie A pas paraqitjes së tij në fitoren e Juventusit me rezultat 4:0 ndaj Venezias.
Futbollisti kosovar u aktivizua titullar në këtë ndeshje dhe kontribuoi me një asistim në triumfin e bardhezinjve.
Paraqitja e tij nuk ka kaluar pa u vënë re as nga organizatorët e kampionatit italian, të cilët përmes llogarisë zyrtare në Instagram kanë publikuar një video me disa nga veprimet e tij në fushë.
“Topi nën këmbë, goditja, magjia e Zhegrovës”, ishte përshkrimi që Serie A ia kushtoi futbollistit kosovar.
Në videon e publikuar shihet Zhegrova duke e kaluar topin mes këmbëve të kundërshtarit, një prej lëvizjeve karakteristike të tij, si dhe duke provuar një goditje drejt portës, të cilën e ndal portieri.
Kështu, ylli i Kosovës vazhdon të tërheqë vëmendje në futbollin italian, ndërsa paraqitjet e tij me fanellën e Juventusit po marrin vlerësime edhe në kanalet zyrtare të Serie A.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali