Sfidat energjetike në fokus të vizitës së Mickoskit në KRE Manastir

Sfidat energjetike në fokus të vizitës së Mickoskit në KRE Manastir

Written by

in

Kryeministri Hristijan Mickoski sot ishte për vizitë pune në KRE Manastir dhe realizoi takim me udhëheqësit e KRE Manastir dhe SHA EMV.

Sipas njoftimit nga ai në Facebook, ky takim erdhi për tu njohur me funksionimin, kapacitetin dhe sfidat për sistemin energjetik në vend.

“Në takimin e punës diskutuam për aktivitetet aktuale, funksionimin e kapaciteteve energjetike, sfidat dhe planet e ardhshme për përmirësimin e punës. Komunikimi, koordinimi dhe angazhimi i vazhdueshëm i institucioneve dhe punonjësve janë të rëndësishëm për funksionimin e qëndrueshëm të sistemit energjetik dhe sigurimin e prodhimit të besueshëm të energjisë elektrike”, shkroi Mickoski në Fejsbuk.