
Sharri ka folur për raportin e tij me Anjezën, duke pranuar se ka pëlqim për të, por se nuk mund të shprehet lirshëm për shkak të disa kufizimeve që, sipas tij, e pengojnë.
Banori i BBVK la të kuptohet se menaxhmenti dhe situata jashtë shtëpisë janë arsyeja pse nuk mund të jetë aq i hapur sa Anjeza.
“Kjo mua më ka thënë se nuk ka asgjë jashtë. Normalisht, me banorët e tjerë luan. Nuk është se nuk kam pëlqim, por diçka më ndalon dhe nuk mund të jem aq i hapur sa Anjeza, sepse mua më ndalon ajo që kam jashtë”, u shpreh Sharri.