
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmin e fundit në Aeroporin e Riadit në Arabinë Saudite.
Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi i rebelëve Huthi.
Lidhur me këtë sulm ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donald Trump, duke mos përjashtuar mundësinë që SHBA-ja t’i bashkohet Arabisë Saudite për kryerjen e sulmeve ndaj Huthit.
“Mund ta bëjmë. Do ta shqyrtojmë çështjen. Sapo morëm vesh për sulmin e fundit, ndaj do të marrim një vendim. Ne veprojmë shumë shpejt.”, ka thënë Trump të dielën.
Kurse, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka dënuar ashpër sulmet e fundit ndaj Arabisë Saudite, ndërsa ka konfirmuar se një shtetas amerikan kishte humbur jetën gjatë këtyre goditjeve.
Si pasojë e këtij sulmi, të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 janë plagosur.