SHBA-ja godet Iranin, sulmet ndodhin në prag të zgjedhjeve të mesmandatit

SHBA-ja godet Iranin, sulmet ndodhin në prag të zgjedhjeve të mesmandatit

Written by

in

SHBA-ja godet Iranin, sulmet ndodhin në prag të zgjedhjeve të mesmandatit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer sulme të kufizuara ushtarake ndaj objektivave në ishullin iranian Qeshm, në Ngushticën e Hormuzit, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë amerikanë për mediat amerikane, të cilët i kanë cilësuar sulmet si veprime mbrojtëse. Sipas tyre, operacioni erdhi si kundërpërgjigje pasi Garda Revolucionare Islamike e Iranit kishte qëlluar ndaj një mjeti fluturues amerikan.

Agjencia shtetërore iraniane IRNA raportoi për disa shpërthime në ishull gjatë së hënës, ndërsa autoritetet amerikane theksuan se bëhej fjalë për sulme të kufizuara dhe jo për rifillim të operacioneve të mëdha ushtarake kundër Iranit.

Sulmet ndodhën një ditë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, në të cilat përcaktohet se cila parti do të kontrollojë Kongresin amerikan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali