
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rrëzuar pretendimet e sërishme iraniane lidhur me kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit.
Sipas pretentimeve, komandanti i forcave detare të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e forcave nga Teherani dhe se çdo anije luftarake e Marinës së SHBA-së që do t’i afrohej asaj do të “fundosej”.
Por, nëpërmjet një njoftimi në rrjeteve sociale, Komanda Qendrore e SHBA-së ka hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë se Ngushtica e Hormuzit kontrollohet nga forcat amerikane dhe partnerët e saj.
“Komandanti detar i IRGC-së nuk zotëron asnjë forcë detare. Forcat amerikane dhe partnerët rajonalë e kontrollojnë qartësisht Ngushticën e Hormuzit. Vetëm dje, forcat amerikane i ndihmuan partnerët e Gjirit në transportimin e më shumë se 19 milionë fuçive naftë bruto përmes ngushticës.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv