ShBA-ja thirrje Kosovës dhe Serbisë: Të ndërmarrin hapa konkretë për ndërtimin e besimit

ShBA-ja thirrje Kosovës dhe Serbisë: Të ndërmarrin hapa konkretë për ndërtimin e besimit

Written by

in

ShBA-ja thirrje Kosovës dhe Serbisë: Të ndërmarrin hapa konkretë për ndërtimin e besimit

SHBA-ja i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të tregojnë përmbajtje dhe të ndërmarrin hapa konkretë për ndërtimin e besimit të ndërsjellë, ruajtjen e stabilitetit dhe vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Këtë qëndrim e ka përcjellë përfaqësuesja amerikane, Tammy Bruce, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku ka theksuar rëndësinë e arritjes së paqes ndërmjet dy vendeve.

Bruce ka bërë të ditur se presidenti amerikan, Donald Trump, dëshiron që Kosova dhe Serbia të gëzojnë paqe, stabilitet dhe prosperitet, duke u bërë thirrje të dyja palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në procesin e dialogut.

“Paqja me Kosovës dhe Serbisë jo vetëm që është esenciale, Trump admiron të dyja vendet dhe dëshiron paqe, stabilitet dhe prosperitet. I bëjmë thirrje dy palëve që të tregojnë përmbajtje, të bëjnë hapa praktikë drejt ndërtimit të besimit dhe ruajtjes së stabilitetit si dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE”, deklaroi Bruce.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali