
Shefi i njohur shqiptar i kuzhinës, Bleri Dervishi, ka qenë mysafir në episodin e radhës të emisionit “Shija e Anës”, ku ka përgatitur një pjatë të veçantë me makarona.
Kësaj radhe, Bleri ka zgjedhur makaronat në formë guackash, të cilat i ka mbushur me ragu viçi, rikota dhe spinaq, duke krijuar një kombinim të veçantë shijesh.

Pjata u prit me shumë entuziazëm në studio, ndërsa shija e saj bëri që të konsumohej brenda vetëm pesë minutash.
Për të zbuluar sekretet e përgatitjes së kësaj recete nga shefi Bleri Dervishi, ndiqeni videon në linkun më poshtë.