Shefi i UNMIK-ut, Due në KS të OKB-së: Të mbahen përgjegjës autorët e sulmeve në Banjskë dhe ndaj kanalit të Ibër-Lepencit

Shefi i UNMIK-ut, Due në KS të OKB-së: Të mbahen përgjegjës autorët e sulmeve në Banjskë dhe ndaj kanalit të Ibër-Lepencit

Written by

in

Shefi i UNMIK-ut, Peter N. Due, ka kërkuar bashkëpunim të plotë nga autoritetet në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë dhe atë ndaj kanalit të Ibër-Lepencit të mbahen përgjegjës.

Gjatë raportimit para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë, Due theksoi gjithashtu rëndësinë e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duke nënvizuar nevojën për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.

Due mirëpriti zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës dhe formimin e institucioneve, duke i cilësuar si hapa inkurajues drejt tejkalimit të ngërçit politik. Sipas tij, këto zhvillime duhet të përkthehen në qeverisje efektive për të gjitha komunitetet.

Ai përmendi edhe miratimin nga Kuvendi i Kosovës të amendamenteve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Shefi i UNMIK-ut rikonfirmoi përkushtimin e misionit për dialog, ndërtimin e besimit dhe gjithëpërfshirjen ndërmjet komuniteteve, si dhe theksoi rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm ndërkombëtar në Kosovë dhe rajon.

Burimi: Dukagjini