Shefja e Zyrës Greke kryen mandatin: Po largohem me përvoja të çmuara, faleminderit për mikpritjen

Shefja e Zyrës Greke kryen mandatin: Po largohem me përvoja të çmuara, faleminderit për mikpritjen

Written by

in

Shefja e Zyrës Greke kryen mandatin: Po largohem me përvoja të çmuara, faleminderit për mikpritjen

Eleni Vakali, shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, e ka përfunduar mandatin e saj në krye të këtij misioni.

Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të Zyrës, ku Vakali tha të ketë përjetuar përvoja të vlefshme gjatë qëndrimit në Kosovë, raporton Klankosova.tv.

“Sot, një kapitull special për mua po merr fund. Po largohem nga Kosova, pas pothuajse katër vjet e gjysmë në pozitën e Shefes së Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Helenike në Prishtinë. Me vete marr përvoja të çmuara dhe kujtime të bukura nga bashkëpunimet dhe miqësitë që nuk do t’i harroj kurrë. Ju falënderoj të gjithëve”.

“Me përfundimin e mandatit tim në Kosovë, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për qytetarët e Kosovës, për mikpritjen, për nderin që më bënë me miqësinë e tyre, si dhe për gatishmërinë e vazhdueshme për diskutime të hapura dhe bashkëpunim frytdhënës”.

“Shpresoj sinqerisht dhe besoj plotësisht se rrugët tona do të kryqëzohen sërish”, deklaroi Eleni Vakali.