Shembet pllaka e betonit, lëndohen 6 punëtorë në Prizren

Shembet pllaka e betonit, lëndohen 6 punëtorë në Prizren

Written by

in

Llogaritë që hapësira është e sigurt të mbushej me beton s’u dolën të sakta.

Kjo sipërfaqe betoni në këtë vendpunishte në Prizren u shemb, pak pasi u vendos.

Dëmet s’janë veç materiale.

Gjashtë punëtorë janë lënduar në këtë vendpunishte në Prizren pasi pllaka e betonit mbi të cilën po punonin, u shemb.

Katër nga ta tashmë janë hospitalizuar me lëndime serioze, ndonëse janë jashtë rrezikut për jetën.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka nisur hetime për zbardhjen e rrethanave.

Ndërkohë një vendim për këtë ngjarje kane marrë Inspektorati Qendror i Punës.

“Pas rastit, Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në këtë objekt, me qëllim të parandalimit të rreziqeve dhe garantimit të sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendin e punës”.

E, Prokuroria Themelore e Prizrenit nuk ka bërë të ditur nëse ka ndërmarrë ndonjë veprim.

Burimi: Dukagjini