Shembet toka në parkingun e qendrës tregtare në Ankara, “gëlltitet” kamioni – shoferi shpëtohet me ekskavator

Shembet toka në parkingun e qendrës tregtare në Ankara, “gëlltitet” kamioni – shoferi shpëtohet me ekskavator

Written by

in

Shembet toka në parkingun e qendrës tregtare në Ankara, “gëlltitet” kamioni – shoferi shpëtohet me ekskavator

Një automjet i tonazhit të rëndë ka përfunduar në një gropë të madhe, pasi një pjesë e parkingut të një qendre tregtare është shembur papritur në Ankara të Turqisë. Si pasojë e incidentit, shoferi mbeti i bllokuar brenda kabinës së automjetit.

Ngjarja e pazakontë ndodhi në parkingun e jashtëm të qendrës tregtare Acity, në zonën Yenimahalle, ku shembja e tokës krijoi një krater të madh, në të cilin përfundoi automjeti që ndodhej në atë pjesë të parkingut.

Pas shembjes, drejtuesi i automjetit mbeti i bllokuar brenda kabinës, ndërsa për nxjerrjen e tij u desh ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit, të cilat përdorën një ekskavator për ta nxjerrë nga automjeti.

Pas përfundimit të operacionit të shpëtimit, administrata e qendrës tregtare ndërmori masa sigurie, duke kufizuar qasjen në zonën ku kishte ndodhur shembja.

Ndërkohë, ekipet përkatëse nisën punën për nxjerrjen e automjetit nga gropa e krijuar pas shembjes së parkingut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

T

Burimi: Sinjali