Sherr masiv në hotel: Usman Nurmagomedov sulmon fizikisht ish-kampionin e UFC-së, Merab Dvalishvili

Sherr masiv në hotel: Usman Nurmagomedov sulmon fizikisht ish-kampionin e UFC-së, Merab Dvalishvili

Written by

in

Sherr masiv në hotel: Usman Nurmagomedov sulmon fizikisht ish-kampionin e UFC-së, Merab Dvalishvili

Sherr masiv në hotel: Usman Nurmagomedov sulmon fizikisht ish-kampionin e UFC-së, Merab Dvalishvili. Një incident i rëndë ka ndodhur të mërkurën në një hotel në Abu Dhabi, ku ish-kampioni i UFC-së në kategorinë bantam, 35-vjeçari Merab Dvalishvili, ka mbetur i lënduar pas një përleshjeje fizike.

Sipas pamjeve dhe dëshmisë së vetë luftarakt gjeorgjian, ai është sulmuar nga luftëtari rus Usman Nurmagomedov (kushëriri i Khabib Nurmagomedov), vëllai i tij Umar Nurmagomedov dhe një grup personash që shoqëronin ata.

Dvalishvili ka deklaruar se ndodhej duke dhënë një intervistë kur grupi i është afruar nga mbrapa. Pasi e kanë goditur me shuplakë, ka shpërthyer një përleshje e madhe.

“Po jepja një intervistë në një hotel kur Usmani dhe shoqëria e tij erdhën nga prapa dhe më goditën mua dhe shokun tim të ri në moshë. Sigurimi më mbajti të shtrirë, ndërsa ata vazhduan të na godisnin derisa ne ishim në tokë”, ka rrëfyer Dvalishvili, i cili postoi edhe pamje duke marrë ndihmë mjekësore në fytyrë.

Pavarësisht lëndimeve të dukshme në fytyrë, Dvalishvili ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali