
Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, pas një konflikti mes disa personave.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Rrota e Kuqe”, në lagjen nr. 13.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një vendi parkimi, ndërsa përplasja ka përfunduar me plagosjen e një personi me thikë.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar, raporton A2 CNN.
Burimi: Insajderi