
Presidentja Justina Shiroka-Pula, dhe kryeministri Albin Kurti kanë mbërritur në ceremoninë zyrtare të ndërrimit të komandës së KFOR-it.
Ceremonia po zhvillohet në Prishtinë, në shtabin e KFOR-it, ku komandanti i deritanishëm i misionit, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, do t’ia dorëzojë detyrën pasardhësit të tij, Roberto Vergori, njofton Klankosova.tv.
Ndërrimi i komandës shënon kalimin e udhëheqjes së misionit të NATO-s në Kosovë te komandanti i ri.