Shiroka Pula: Drejtësia e pavarur, thelbësore për sundimin e ligjit

Shiroka Pula: Drejtësia e pavarur, thelbësore për sundimin e ligjit

Written by

in

Në takim morën pjesë Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, dhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se drejtuesit e institucioneve të drejtësisë e uruan Shiroka Pulën për zgjedhjen në detyrën e presidentes, duke i dëshiruar sukses në përmbushjen e përgjegjësive kushtetuese dhe institucionale.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e funksionimit të pavarur dhe efikas të sistemit të drejtësisë, si dhe roli i institucioneve në garantimin e sundimit të ligjit.

Presidentja Shiroka Pula theksoi se një sistem i pavarur, profesional dhe i paanshëm i drejtësisë është thelbësor për zbatimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve në institucione.

Ajo shprehu mbështetjen institucionale për forcimin e sundimit të ligjit dhe përmbushjen e përgjegjësive kushtetuese të institucioneve të drejtësisë, duke respektuar pavarësinë e tyre.

Burimi: RTKLive