
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Gjatë takimit, Malaj e ka uruar Shiroka-Pulën për zgjedhjen në detyrën e presidentes, duke shprehur pritshmëritë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Sipas njoftimit, presidentja theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ajo gjithashtu kërkoi mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Shiroka-Pula kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali