
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë.
Sipas njoftimit, theksoi se asnjë vajzë nuk duhet të jetojë me frikën e dhunës, sepse e drejta themelore e çdo gruaje është të jetojë me siguri dhe dinjitet.
Po ashtu, në njoftim thuhet se presidentja ka përmendur edhe rastin tragjik të Arlinda Zekajt, duke theksuar se mbrojtja vajzave dhe grave kërkon angazhim të përbashkët institucional.
Në këtë kontekst, presidentja bëri të ditur se ka themeluar Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave.
Përmes këtij mekanizmi gjithëpërfshirës, Zyra e Presidentes do të bashkëpunojë me Kuvendin e Republikës së Kosovës, Zyrën e Kryeministrit, Avokatin e Popullit dhe institucionet e tjera përkatëse.
Ky bashkëpunim do të përfshijë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, akademisë dhe sektorit privat.
“Asnjë kërkesë për ndihmë nuk duhet të mbetet pa përgjigje. Këtë përgjegjësi duhet ta mbajmë çdo ditë, jo vetëm gjatë 16 ditëve të aktivizmit. Jeta, siguria dhe dinjiteti i çdo gruaje dhe vajze duhet të mbrohen. Ky është detyrim i yni”, deklaroi Presidentja Shiroka Pula. /Klankosova.tv