Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), të kryesuar nga kryetarja e Bordit të këtij rrjeti, Nermin Mahmuti.
Gjatë takimit është diskutuar për masat konkrete që duhet të ndërmerren për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vrasjeve të tyre.
Përfaqësueset e RrGK-së kanë propozuar përfshirjen e femicidit në Kodin Penal, fuqizimin e mekanizmave për mbrojtjen e viktimave, si dhe fuqizimin ekonomik të grave.
Po ashtu, ato kanë kërkuar rritjen e buxhetit për punëtorët socialë dhe shërbimet e specializuara për mbrojtjen e grave.
Presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar punën e Rrjetit të Grave të Kosovës dhe organizatave të shoqërisë civile në adresimin e dhunës ndaj grave, duke shprehur gatishmërinë për të mbështetur përpjekjet e tyre.
Ajo ka theksuar nevojën për veprime konkrete, koordinim institucional dhe angazhim të vazhdueshëm për garantimin e sigurisë dhe të drejtave të grave.
Burimi: RTKLive
